Taravari i përgjigjet grupit të larguar: Janë vetëm një gërvishtje për ASH-në”
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një sërë deklaratash të ashpra në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në TV Sitel, ku ka komentuar zhvillimet e The post Taravari i përgjigjet grupit të larguar: Janë vetëm një gërvishtje për ASH-në” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një sërë deklaratash të ashpra në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në TV Sitel, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda partisë së tij, marrëdhëniet me BDI-në, si dhe ndarjen me disa figura të njohura, transmeton Flaka
Akuza ndaj Azir Aliut: Ka bërë presion për bashkëpunim me BDI-në
Taravari zbuloi se Azir Aliu, ish-bashkëpartiak i tij, ka ushtruar presion brenda ASH-së për të filluar bashkëpunimin me BDI-në. Sipas tij, Aliu ka komunikuar me përfaqësues të BDI-së që nga janari i këtij viti, pa dijeninë e tij.
“Azir Aliu ka komunikuar me BDI-në që nga janari. Nuk kam qenë në dijeni. I kam thënë se të paktën është dashur të më informojë. Deri para tre javësh bënte presion që të fillohej bashkëpunimi sa më parë”, tha Taravari.
Ai tha se e befasojnë veprimet e fundit të Aliut, i cili tani shfaqet publikisht si kundërshtar i BDI-së. Nëse Aliu emërohet ministër i Shëndetësisë, Taravari i uroi sukses, por e paralajmëroi se “është një resor shumë specifik dhe kërkues”.
Ambiciet për zgjedhjet lokale: “Do të fitojmë së paku 5 komuna”
Taravari shprehu besimin se në zgjedhjet lokale të ardhshme, Aleanca për Shqiptarët do të fitojë të paktën pesë komuna.
“Pres së paku t’i fitojmë pesë komuna, ndoshta edhe më shumë. Nën pesë komuna, rezultati nuk do të ishte i mirë”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime të mundshme në rrethin e dytë me VLEN-in ose BDI-në, varësisht rezultateve.
Kritikë ndaj VLEN-it: “Të gjitha partitë janë derivate të BDI-së”
Kreu i ASH-së kritikoi ashpër partitë që kanë mbetur në koalicionin VLEN, duke i cilësuar si “derivate të BDI-së”.
“Besa dhe Alternativa ishin bashkë deri në 2017 dhe kanë dalë nga BDI-ja. Izet Mexhiti ka qenë për 20 vjet nënkryetar i BDI-së. Të gjithë janë derivate të BDI-së”, deklaroi Taravari, duke argumentuar pse ASH ka vendosur të largohet nga ky koalicion.
Pjesa që mbeti në Qeveri: “Vetëm një gërvishtje për ASH-në”
Për pjesën e ASH-së që vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë, Taravari përdori një gjuhë të ashpër.
“Nuk kanë bazë, nuk kanë mbështetje. Janë aty vetëm për pozita. Janë vetëm një gërvishtje për ASH-në.”
Duke komentuar për Arben Fetain, Taravari tha se e kishte trajtuar si vëlla dhe i kishte dhënë qasje të plotë në komunikimet e tij zyrtare. Megjithatë, u shpreh i zhgënjyer nga sjelljet e fundit të tij.
“Kur u emërua zëvendëskryeministër, të gjithë ishin kundër, por u thashë: nuk votoni për Arbenin, por për mua. Tani veprimet e tij i di vetë më së miri.”
Këto deklarata të Taravarit sinjalizojnë një pozicionim të qartë politik të Taravarit në prag të zhvillimeve të reja zgjedhore. Flaka
The post Taravari i përgjigjet grupit të larguar: Janë vetëm një gërvishtje për ASH-në” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
