Taravari i shkarkoi disa drejtorë, disa i emëroi, ndërkohë paralajmëroi heqjen e drejtorëve ekonomik
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot shkarkoi 10 drejtorë ekonomik dhe drejtorin mjekësor të spitalit të Gostivarit. Siç konfirmuan nga Minsitria e Shëndetësisë për MIA-n, janë shkarkuar drejtorët ekonomik në Shkup në Klinikën universitare për toksikologji, Qendrën klinike stomnatologjike “Shën Pantelejmon”, Klinikën universitare për psikiatri, Klinikën universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Klinikën universale për neurologji, […]
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot shkarkoi 10 drejtorë ekonomik dhe drejtorin mjekësor të spitalit të Gostivarit. Siç konfirmuan nga Minsitria e Shëndetësisë për MIA-n, janë shkarkuar drejtorët ekonomik në Shkup në Klinikën universitare për toksikologji, Qendrën klinike stomnatologjike “Shën Pantelejmon”, Klinikën universitare për psikiatri, Klinikën universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Klinikën universale për neurologji, Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës – kirurgjia maksillofaciale – alademik Ilija Vaskov, Klinikën universitare për dermatologji, Klinikën universitare për reumatologji, Klinikën universitare për endokrinologji, diabet dhe çrregullime të metabolizmit, si dhe të spitalit psikiatrik “Shkup”.
Është shkarkuar edhe drejtori mjekësor i Spitalit të përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.
Ai ka sqaruar që përmes ndryshimeve ligjore, pritet largimi i pozitës së drejtorit ekonomik nga institucionet shëndetësore.
Andon Çibishevin u emërua drejtor i ri në Klinikën për toksikologji, ndërsa Fatmir Mexhiti do të jetë drejtor i ri në Neurologji.
Ndryshe, ministri Arben Taravari ka paralajmëruar shkarkimin e të gjithë drejtorëve ekonomik, në përjashtim të atyre që nuk u ka mbaruar mandati, me qëllim që mos të marrin ndonjë padi. Ai dy orë pas marrjes së detyrës njoftoi se do të fillojë shkarkimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave. Siç tha Taravari, do të shkarkohen të gjithë dhe posti i drejtorit ekonomik nuk do të ekzistojë më, pra do të ketë vetëm një drejtor në klinika.
Në muajin maj të vitit 2023, ministri i atëhershëm i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti kishte deklaruar që prej janarit të vitit 2024 Qendra Klinike e Shkupit “Nënë Tereza” do të funksionojë me një drejtor të përgjithshëm. Ai në një deklaratë për media kishte deklaruar se do të shfuqizohet posti i drejtorëve organizativ, gjegjësisht ekonomik. Në muajin shkurt Mexhiti u shkarkua nga pozita e ministrit.