Taravari: Jam kandidati i vetëm shqiptar – Bujari, kandidat i koalicionit të larmë

Kandidati presidencial i koalicionit opozitar VLEN, Arben Tarvari, ka deklaruar se është kandidat i vetëm shqiptar në këto zgjedhje presidenciale, shkruan gazeta LAJM. Gjatë debatit televiziv në TV21, me kundërkandidatin e tij, Taravari ka thënë se Bujar Osmani është kandidat i një koalicioni të larmë. “Unë jam kandidati i vetëm shqiptar dhe Bujari është kandidati […]

Prill 5, 2024 - 13:00
 0  3
Taravari: Jam kandidati i vetëm shqiptar – Bujari, kandidat i koalicionit të larmë

Kandidati presidencial i koalicionit opozitar VLEN, Arben Tarvari, ka deklaruar se është kandidat i vetëm shqiptar në këto zgjedhje presidenciale, shkruan gazeta LAJM.

Gjatë debatit televiziv në TV21, me kundërkandidatin e tij, Taravari ka thënë se Bujar Osmani është kandidat i një koalicioni të larmë.

“Unë jam kandidati i vetëm shqiptar dhe Bujari është kandidati i cili tashmë përveç i BDI-së është edhe i partive të cilët e përkrahin, dmth një koalicion i larmë të cilin e respektoj është legjitim. Por, synimi jonë dhe targeti jonë do të jetë t’i animojmë edhe qytetarët tjerë të cilët mendoj se mund të na përkrahin dhe të na mbështesin për shkak të kredibilitetit si individ”, u shpreh Arben Taravari.

“Nuk e di a jeni kandidat shqiptar. Nuk e di, aty duhet ta shohim, por unë jam shqiptar”, u përgjigj Osmani.

“Kjo është shumë e ulët”, ia ktheu Taravari.