Taravari: Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës (Video
Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Mirëpo i pyetur nga Portalb.mk se për cilin drejtor bëhet fjalë, Taravari nuk u përgjigj. “Në Tetovë kemi indicie nuk e di si do të del në fund, s’dua të paragjykoj, kemi indicie se […]
Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Mirëpo i pyetur nga Portalb.mk se për cilin drejtor bëhet fjalë, Taravari nuk u përgjigj.
“Në Tetovë kemi indicie nuk e di si do të del në fund, s’dua të paragjykoj, kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, por na lejoni hapësirë që të dalim me dëshmi nëse kjo është e vërtetë, nëse kjo është e vërtetë, në qoftë se nuk është e vërtetë atëherë mbeten vetëm indicie”, tha Taravari.
Ndërkaq i pyetur për atë se kur pritet të nisni inspektimet për këtë rast, ministri tha se ka vetëm një revizor.
“Ne kemi një revizor në Ministrinë e Shëndetësisë, kemi mbi 150 institucione shëndetësore, jemi duke revizuar shumicën e institucioneve shëndetësore, besoj se me kohë do të dalim aty ku ka keqpërdorime t’i paraqesim para opinionit publik, aty ku nuk ka nuk do të ketë asnjë far procedure”, tha Taravari.
Mes tjerash ai sot nga Spitali i Tetovës theksoi se investimet në këtë spital do të jenë prioritet.
“Një prej spitaleve kryesore ku duhet të investohet në periudhën e ardhshme do të jetë Tetova. Investimet kryesisht do të jenë në Spitalin Klinik të Tetovës e cila ka potencial të jashtëzakonshëm për ta mbuluar komplet Pollogun dhe që sa më shumë pacientë të trajtohen këtu dhe të mos shkojnë në qendrat klinike në Shkup”, tha Taravari.
Ai këto komente i bëri pas promovimit të donacionit mbi 1 milionë euro nga Ecolog në repartin internistik në Spitalin e Tetovës.