Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim
“Nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në tri komuna, ato duhet të jenë në muajin nëntor-dhjetor të këtij viti. Zgjedhjet e rregullta janë shtator ose tetor të vitit të ardhshëm. Dhe nëse e keni parasysh se për 10-11 muaj duhet të bëhen dy zgjedhje në tri komuna, mendoj se është vetëm shpenzim për shtetin dhe nuk […] The post Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim appeared first on InfoShqip.com.
“Nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në tri komuna, ato duhet të jenë në muajin nëntor-dhjetor të këtij viti. Zgjedhjet e rregullta janë shtator ose tetor të vitit të ardhshëm. Dhe nëse e keni parasysh se për 10-11 muaj duhet të bëhen dy zgjedhje në tri komuna, mendoj se është vetëm shpenzim për shtetin dhe nuk arrijmë asgjë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH ) dhe ministri në ardhje të Shëndetësisë në intervistë në “Top Tema” në Tv Telma.
“Nëse njerëzit për 11 muaj dalin të votojnë për kryetar komune në Aerodrom, në Saraj, në Gostivar, mendoj se do të bëjmë vetëm shpenzime. Prandaj i dhamë propozimin. Nëse do të ishte për më shumë se gjysmën e mandatit, absolutisht duhet të votohet, por është çështje e një periudhe të shkurtër për të zgjedhur një kryetar të ri dhe pastaj për të shkuar sërish në zgjedhje të rregullta lokale. Shpresoj se do të kemi mbështetje edhe nga grupet e tjera parlamentare. Mendoj se ka një disponim në LSDM dhe në VMRO-DPMNE, aktualisht janë bisedime me BDI-në. Shpresoj se do të kemi mbështetje edhe nga ata”, tha Taravari.
The post Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim appeared first on InfoShqip.com.