Taravari: Opozita ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë të shkurtër për MIA-n konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar. “Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, […] The post Taravari: Opozita ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 1, 2024 - 15:00
 0  3
Taravari: Opozita ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë të shkurtër për MIA-n konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar.

“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar”, tha Taravari.
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistën e mbrëmshme televizive në RTK, ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.

“Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje”, theksoi Kasami.

The post Taravari: Opozita ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar appeared first on InfoShqip.com.