Taravari paralajmëroi bashkimin e mundshëm të katër partive të “Vlen”-it në një pas zgjedhjeve lokale

Ministri i Shëndetësisë Arben taravari paralajmëroi bashkimin e mundshëm të katër partive nga koalicioni “Vlen” në një parti pas zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti, njofton Portalb.mk. Në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë ai thotë se deri në zgjedhjet lokale sigurtë nuk do të ketë bashkim të “Vlen”it, por: “Pas […]

shkurt 16, 2025 - 15:00
 0  9
Taravari paralajmëroi bashkimin e mundshëm të katër partive të “Vlen”-it në një pas zgjedhjeve lokale
Arben Taravari, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministri i Shëndetësisë Arben taravari paralajmëroi bashkimin e mundshëm të katër partive nga koalicioni “Vlen” në një parti pas zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë ai thotë se deri në zgjedhjet lokale sigurtë nuk do të ketë bashkim të “Vlen”it, por: “Pas zgjedhjeve lokale tashmë kemi menduar dhe kemi folur për këtë, ndoshta edhe mund të ndodhë bashkimi eventual i të gjithë katër partive në një parti”.

Për kandidatët e “Vlen”-it në zgjedhjet lokale, Taravari thotë se po flitet dhe po realizohen anketa për disa emra.

“Në shumicën e komunave, ku shumicë, gjegjësisht ka shanse që edhe shqiptarët të fitojnë, më shumë janë shqiptarë, mendojmë për kandidatë potencial. Megjithatë, shpresoj, nga fundi i marist, do të dalim edhe me propozime të cilët do të ishin kandidatët e tanë në komuna të caktuara për kryetar të ardhshëm të komunave”, tha ai.

Taravari në intervistë është përqendruar edhe në vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Tetovë i cili solli vendim se vulat e Aleancës për Shqiptarët edhe zyrtarisht i përkasin Ziadin Selës. Paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin e gjykatës për shkak se, siç tha, është e rëndësishme se kush i ka anëtarët, e jo vulat.

“Ne vazhdojmë, tani shkon te Gjykata e Apelit, partia vazhdon tërësisht t[ë funksionojë dhe 80 përqind e anëtarësisë dhe më shumë se 80 përqind e anëtarësisë janë në Aleancën për Shqiptarët. Megjithatë, shpesh them është irrelevante se kush si do të quhet. Partitë dhe të gjithë institucionet janë të njerëzve, të anëtarësisë, të shoqësirë, e jo të individëve. Unë jam momentalisht, nesër do të jetë dikush tjetër, dje ishte Ziadini dhe kështu me radhë…Është e rëndësishme se kush i ka anëtarët, e jo se kush se si do të quhet”, theksoi Taravari.

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti më 1 shkurt të 2025 në intervistë televizive theksoi se partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE-VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës. Potencoi se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjellët për kandidatët për kryetar të komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet,

Kujtojmë se partia Aleanca për Shqiptarët vijon të jetë e ndarë në dy grupe, të dyja thirren se ata janë Aleanca e vërtetë ndërsa procesi gjyqësor për vulat e partisë ka vijuar gjatë vitit 2024.

Arben Taravari dhe Ziadin Sela hyrën në konflikt të hapur për koalicionin parazgjedhor me opozitën shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024. Me këtë Aleanca për Shqiptarët u përça në dy fronte. Pas zgjedhjeve, Aleanca e Taravarit hyri në Qeveri si pjesë e koalicionit VLEN, ndërsa Aleanca e Selës mbeti në opozitë me Frontin Evropian.