RMV, ka marrë flakë depoja e poliesterit në Vrapçisht, është lënduar një zjarrfikës

Gjatë natës ka shpërthyer zjarr në një depo për prodhimin e poliesterit në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton Portalb.mk. Në shuarjen e zjarrit që shpërtheu nga ora 1 pas mesnate kanë intervenuar nëntë zjarrfikës nga Gostivari me tre automjete zjarrfikëse. Për të ndihmuar janë dërguar edhe katër zjarrfikës […]

shkurt 16, 2025 - 15:00
 0  7
RMV, ka marrë flakë depoja e poliesterit në Vrapçisht, është lënduar një zjarrfikës
Zjarr në depo të poliesterit në Vrapçisht, Foto: QMK

Gjatë natës ka shpërthyer zjarr në një depo për prodhimin e poliesterit në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton Portalb.mk.

Në shuarjen e zjarrit që shpërtheu nga ora 1 pas mesnate kanë intervenuar nëntë zjarrfikës nga Gostivari me tre automjete zjarrfikëse. Për të ndihmuar janë dërguar edhe katër zjarrfikës me një automjet zjarrfikës nga Njësiti zjarrfikës nga Tetova, të cilët kanë intervenuar deri në ora 4 të mëngjesit.

Gjatë shuarjes së flakëve të zjarrit, një nga zjarrfikësit është rrezuar nga shkallët dhe është lënduar. Është dërguar në Qendrën urgjente në Spitalin klinik në Gistovar.

Sipas informatave të QMK-së, dy nga tre objektet në depo tërësisht janë kapur nga flakët, ndërsa i treti pjesërisht.

Zjarri është lokalizuar në orën 5:30 të mëngjesit, por zjarrfikësit e Gostivarit ende janë në terren për shkak se ka prush dhe tym në objektet e depos.

Arsyet për zjarrin tani për tani nuk janë bërë të ditura.