Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm

Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse […] The post Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm appeared first on InfoShqip.com.

maj 2, 2024 - 20:00
 0  3
Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm

Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ai ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, i renditur i katërti në garën zgjedhore dhe mori rreth 40 mijë vota më pak se kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, nga “Fronti Evropian”, nuk e kanë përmendur Kurtin ashtu siç e përmendnin gjatë fushatës për zgjidhjet presidenciale.

“Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP.

Në këtë intervistë, Kryetari i Gostivarit ka folur edhe për akuzat e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar”, dhe se i njëjti është bërë “vasal” i liderit nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…”, theksoi Taravari.

Në intervistën për AP, ai ka folur edhe për koalicionin e ardhshëm me VMRO-në, ndonëse nuk kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, derisa ka pasur vlerësime për Mickoskin.

The post Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm appeared first on InfoShqip.com.