Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike, shërbime mjekësore speciale do të jepen edhe në qytete tjera jashtë Shkupit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është i ftuar në emisionin Top Tema në TV Telma ku po bisedon për çështjen aktuale politike. Për Taravarin prioritet do të jetë shëndetësia publike: “ Gjithmonë për mua është sfidë kur diçka është në situatë të keqe, të hysh e të ndihmosh sa mundesh. Edhe Komuna e […]
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është i ftuar në emisionin Top Tema në TV Telma ku po bisedon për çështjen aktuale politike. Për Taravarin prioritet do të jetë shëndetësia publike:
“ Gjithmonë për mua është sfidë kur diçka është në situatë të keqe, të hysh e të ndihmosh sa mundesh. Edhe Komuna e Gostivarit ishte sfidë, ku bashkë me ekipën e morëm drejtimin dhe e realizuam mirë punën. Shteti jonë ka shumë paradokse, nëse e shihni shëndetësinë, shteti ynë ka shumë të mirë shëndetësinë private, ndërsa kur hyn në shëndetësinë publike e ke në situatë shumë të keqe. Kjo nuk ka logjikë, që shëndetësia private të jetë luksoze ndërsa ajo publike e shkatërruar. 2017-tën kur hyra në MSH, fokusi im ishte që prioritet të jetë shëndetësia publike. Fillimisht duhet të intervenohet në shëndetësinë publike si prioritet. Shteti duhet ti jep çdo njeriu të drejtën shëndetësore.”
Arben Taravari premtoi që shërbimet mjekësore, sidomos ato që kërkojnë trajtim special nga mjekë specialist do të jepen edhe në Klinika jashtë qytetit të Shkupit duke ndihmuar në decentralizimin e shëndetësisë publike:
“Shërbimet shëndetësore tek ne janë të centralizuara, ne duhet të punojmë për decentralizimin e tyre, sepse çdo gjë funksionon vetëm në Shkup. Ne duhet të punojmë edhe për qytetet dhe Klinikat e tjera mbarë vendit. Sidomos fokusin duhet ta kemi në Tetovë, Shtip, Kërçov dhe Manastir. Specialistët të cilët janë të punësuar në Shkup, duhet ndonjë ditë të japin shërbime edhe në këto qendra. Kështu do të lehtësojmë edhe qytetarët.”