Taravari sfidon Fetain dhe Aliun: Garoni në Likovë e Gostivar dhe dëshmoni përkrahjen

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nga Gostivari lëshon sfidë të drejtpërdrejtë për Azir Aliun dhe Arben Fetain, ndërsa konfirmon kandidaturën e Valbon Limanit për kryetar të Gostivarit, raporton The post Taravari sfidon Fetain dhe Aliun: Garoni në Likovë e Gostivar dhe dëshmoni përkrahjen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 27, 2025 - 00:00
 0
Taravari sfidon Fetain dhe Aliun: Garoni në Likovë e Gostivar dhe dëshmoni përkrahjen

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nga Gostivari lëshon sfidë të drejtpërdrejtë për Azir Aliun dhe Arben Fetain, ndërsa konfirmon kandidaturën e Valbon Limanit për kryetar të Gostivarit, raporton Flaka.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të disa ish funksionarëve brenda partisë së tij, duke sfiduar publikisht dy ministrat aktualë – Azir Aliun dhe Arben Fetain – që të përballen me qytetarët në terren.

“Le të kandidojë njëri në Gostivar e tjetri në Likovë. Nëse ndonjëri merr mbi 1.000 vota, unë tërhiqem nga politika,” deklaroi prerë Taravari gjatë një takimi me qytetarët në Gostivar.

Taravari po ashtu iu përgjigj spekulimeve për kandidaturën e Valbon Limanit, duke i dërguar një mesazh të qartë atyre që, sipas tij, janë nën urdhërin e Adnan Azizit dhe po përpiqen ta ndalojnë atë.

“Po ju them nga këtu, Valbon Limani është kandidati. Ai do të jetë kryetari i ri i Gostivarit,” tha Taravari me tone të vendosura.

Në fjalën e tij, Taravari shprehu falënderim për tre deputetët e ASH-së – Sadik Sulejmani, Rijat Shaqiri dhe Halil Snopçe – për qëndrimin e tyre në mbështetje të partisë dhe kauzës kombëtare.

“Falënderim vëllazëror për Sadikun, Rijatin dhe Halilin që nuk na tradhtuan, por qëndruan në mbrojtje të kauzës sonë kombëtare,” përfundoi ai. Flaka

The post Taravari sfidon Fetain dhe Aliun: Garoni në Likovë e Gostivar dhe dëshmoni përkrahjen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .