Taravari: S’jam takuar me Ali Ahmetin, jam i fokusuar vetëm në shërimin e pacientëve

Ministri i Shëndetësië, Arben Taravari, ka përgjënjestruar zërat se në ditët e kaluara ka realuzuar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, raporton gazeta LAJM. Taravari tha se aktualisht është i fokusuar vetëm në shërimin e pacientëve nga tragjedia në Koçani. “As që ka pasur kanale komunikimi, s’jemi takuar. Këto tema janë irelevante për mua. […]

Mars 24, 2025 - 13:00
 0  6
Taravari: S’jam takuar me Ali Ahmetin, jam i fokusuar vetëm në shërimin e pacientëve

Ministri i Shëndetësië, Arben Taravari, ka përgjënjestruar zërat se në ditët e kaluara ka realuzuar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, raporton gazeta LAJM.

Taravari tha se aktualisht është i fokusuar vetëm në shërimin e pacientëve nga tragjedia në Koçani.

“As që ka pasur kanale komunikimi, s’jemi takuar. Këto tema janë irelevante për mua. Momentalisht jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmirësimin e gjendjes së tyre. Për koaliconime dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar. Asgjë nuk është urgjente. Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midis partnerëve të koalicionit janë shumë të mira. Vazhdoj të jem ministër i shëndetësisë dh eta bëj punën time”, ka deklaruar Taravari./Gazeta LAJM