Taravari: Trajtimi jashtë vendit është falas, nuk nevojiten donacione, sot do të lëshohen nga spitali 10 pacientë nga rasti Koçani
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se trajtimi i pacientëve nga zjarri në Koçan në shtetet tjera është përgjithësisht falas, transmeton Portalb.mk. Duke iu përgjigjur pyetjesve të gazetarëve lidhur me spekulimet se po mblidheshin para për mjekim, ai u përgjigj se nuk kishte nevojë të shpërndarjen e të pavërtetave. “Në përgjithësi, në 99 për qindtrajtimi […]


Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se trajtimi i pacientëve nga zjarri në Koçan në shtetet tjera është përgjithësisht falas, transmeton Portalb.mk.
Duke iu përgjigjur pyetjesve të gazetarëve lidhur me spekulimet se po mblidheshin para për mjekim, ai u përgjigj se nuk kishte nevojë të shpërndarjen e të pavërtetave.
“Në përgjithësi, në 99 për qindtrajtimi është falas dhe nuk ka nevojë që dikush të mbledhë para, pra nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që është publikuar tre-katër ditë më parë, nuk është tani. Ndoshta në disa shtete, por në përgjithësi 99 përqind e trajtimit në të gjitha shtetet është falas”, tha ai.
Ai shtoi se qeveria ka siguruar fonde për udhëtimin dhe akomodimin e dy prindërve ose anëtarëve të familjes së pacientëve në të gjitha shtetet.
Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së rregullt të shtabit të krizës në Ministrinë e Shëndetësisë, ministri bëri me dije se numri i pacientëve që trajtohen aktualisht është 162 dhe sot 10 nga pacientët e shtrirë në spitalet e vendit do të lirohen.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer sot (20 mars).
- LEXO: Familjarë, miq e bashkëqytetarë iu dhanë lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)