Të enjten presidentja Siljanovska ia jep mandatin për qeveri Mickoskit
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski të enjten do ta marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska. Për kohën e formimit të përbërjes së re qeveritare, Mickoski tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Pres që nesër presidentja Siljanovska ta […]
Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski të enjten do ta marrë mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska. Për kohën e formimit të përbërjes së re qeveritare, Mickoski tha se do të marrin parasysh faktin se ka disa festa, megjithatë do ta votojnë para përfundimit të afatit kohor.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Pres që nesër presidentja Siljanovska ta japë mandatin. Pres që një orë e më parë ta paraqes përbërjen e anëtarëve të Qeverisë së re, po mendohemi pak për shkak të festave fetare, do të duhet mbahet llogari edhe për këtë, kështu që duhet të nivelizojmë disa gjëra. Pres që Qeveria e re të votohet para afatit përfundimtar, të definuar me Ligj dhe Kushtetutë”.
Bisedimet për Qeverinë e re tha Mickoski, janë nga fundi, po përfunojnë pjesën e formimit të resorëve qeveritar dhe pjesën e eshalonit të tretë. Për emrat e bartësve të funksioneve në pozitat kyçe ai tha se janë të njohura por nuk dëshiroi t‘i bëjë publik, duke shtuar se do të dihen së shpejti.
Kryetari Mickoski tha se qeveria e ardhshme do të punojë edhe për shfuqizimin e qeverisë teknike. Kurse në vazhdën e propozim ligjeve të koalicionit të ardhshëm qeverisës do të jenë edhe ndryshimet në Këshillin e Prokurorëve dhe Këshillin Gjyqësor.
VMRO-DPMNE në zgjedhjet e 8 majit mori 561 000 vota, ose të përkthyera në 58 mandate deputetësh./SHENJA