Të hënën Kuvend, opozita paralajmëron protestë, Noka mbledh nesër… 

Partia Demokratike e Sali Berishës ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste.  Në vijim të atij që e quajnë aksion opozitar, opozita e ka njoftuar protestën më 5 shkurt, në orën 16:30, pak para nisjes së seancës plenare.  Ndërkohë, të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit.  “Në orën 17.00 do të zhvillojmë mbledhjen e Këshillit […]

shkurt 2, 2024 - 19:00
 0  5
Të hënën Kuvend, opozita paralajmëron protestë, Noka mbledh nesër… 

Partia Demokratike e Sali Berishës ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste. 

Në vijim të atij që e quajnë aksion opozitar, opozita e ka njoftuar protestën më 5 shkurt, në orën 16:30, pak para nisjes së seancës plenare. 

Ndërkohë, të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit. 

“Në orën 17.00 do të zhvillojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar lidhur me situatën politike në vend”, njofton grupin e tij, Flamur Noka. 

Prej vitit të shkuar seancat plenare nuk janë zhvilluar nën normalitet, pasi deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në Kuvend. 

Ata kanë paralajmëruar se aksioni opozitar do të vijojë deri sa mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre, përfshirë komisionet hetimore.