“Të ishte Mickoski i madh si Gruevski” – Arsovska takimin e djeshëm në Qeveri e quan cirk politik

Cirk politik në funksion të mbulimit të dështimeve të politikave shtetërore dhe përfitimit të pikëve politike, kështu e quajti kryetarja e Shkupit Danella Arsovska takimin e djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski. Edhe pse pas takimit të djeshëm Perinski tha se janë pajtuar që Arsovska të përgatisë plan për […] The post “Të ishte Mickoski i madh si Gruevski” – Arsovska takimin e djeshëm në Qeveri e quan cirk politik appeared first on InfoShqip.com.

gusht 20, 2024 - 23:00
 0  6
“Të ishte Mickoski i madh si Gruevski” – Arsovska takimin e djeshëm në Qeveri e quan cirk politik

Cirk politik në funksion të mbulimit të dështimeve të politikave shtetërore dhe përfitimit të pikëve politike, kështu e quajti kryetarja e Shkupit Danella Arsovska takimin e djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski. Edhe pse pas takimit të djeshëm Perinski tha se janë pajtuar që Arsovska të përgatisë plan për problemet e qytetit, kryetarja siguron se në takim ka shkuar me plan, por i njëjti është refuzuar. Përsëri u ankua se këshilltarët nga VMRO-DPMNE nuk i votojnë programet e punës dhe kërkoi nga Mickoski, siç tha, të jetë i madh si Gruevski.

Arsovska komplet fajin për gjendjen në qytet ia hedh 45 këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së të cilët së bashku me të dolën në zgjedhjet lokale. Ajo pohon se në periudhën e kaluar ka zbatuar një numër të madh projektesh dhe nuk i pranon akuzat se nuk punon prandaj nuk do të japë dorëheqje.

Arsovski në disa momente u grind edhe me gazetarët kur ishte e pyetur për ndërrimin e drejtorëve.

Dje pas takimit të Mickoskit dhe Perinskit me Arsovskën, në Qeveri u mbajt konferencë për media ku ministri për vetëqeverisje lokale u shpreh i zhgënjyer nga paraqitja e kryetares së Shkupit, Arsovska.

Javën e kaluar kryetarët e komunave të Shkupit kërkuan nga qeveria që t’ia marrë kompetencat kryetares së Shkupit, Danella Arsovska për ndërmarrjet publike Higjienë komunale dhe Parqet dhe gjelbërimi, për shkak të, siç thanë ata, gjendjes alarmante të higjienës dhe neglizhencës në Shkup, si dhe për faktin se Arsovska nuk ka dashur fare të komunikojë me kryetarët e tjerë.

VIDEO:

The post “Të ishte Mickoski i madh si Gruevski” – Arsovska takimin e djeshëm në Qeveri e quan cirk politik appeared first on InfoShqip.com.