Të martën zbulohen ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut
Federata e Maqedonisë së Veriut të martën do të hedhë shortin për caktimin e ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Shorti do të hidhet më 10 dhjetor (e martë) me fillim nga ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Shkup. Ndeshjet e 1/4 finale sipas programit do të luhen më 26 […]
Federata e Maqedonisë së Veriut të martën do të hedhë shortin për caktimin e ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Shorti do të hidhet më 10 dhjetor (e martë) me fillim nga ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Shkup. Ndeshjet e 1/4 finale sipas programit do të luhen më 26 shkurt 2025 me fillim nga ora 14:00”, raportoi Federata.
Në çerekfinalen e Kupës do të jenë Shkëndija, Struga Trim&Lum, Gostivari, Arsimi, Vardari, Akademia Brera, Detoniti dhe Sileksi. Arsimi për herë të parë do të jetë në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë në vitin 2024, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.