Të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave, SASHK thirrje punonjësve të kulturës!

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov u bëri thirrje drejtorëve që të mos veprojnë sipas udhëzimeve të reja të Ministrisë së Kulturës dhe punonjësve The post Të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave, SASHK thirrje punonjësve të kulturës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 24, 2025 - 06:00
 0  5
Të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave, SASHK thirrje punonjësve të kulturës!

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov u bëri thirrje drejtorëve që të mos veprojnë sipas udhëzimeve të reja të Ministrisë së Kulturës dhe punonjësve që të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave që u janë dorëzuar nga dje, duke paralajmëruar se do t’i ankimojnë nëse ato nënshkruhen.

“Problemi buron nga paqartësia ose nga keqinterpretimi i marrëveshjes kolektive, sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive, pagat në sektorin publik, në vitin 2023 duhej të rriten për 10%. Këto 10% në vitin 2023 në fushën e institucioneve kulturore i kanë llogaritur në bruto vetëm i kanë shtuar 10% pa u përfshirë në sistemin e llogaritjes së pagës. Tani në aspektin e vitit të kaluar të 2024-25-tës, ato 10% kanë fluturuar në ajër dhe nuk i kanë në sistem”, u shpreh Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut.

Trendafilov thekson se qeveria dhe punëdhënësit po refuzojnë t’i rrisin pagat dhe për më 1 maj paralajmëroi protestë. Apeloi që Qeveria t’i përmbahet asaj që është marrë vesh, sepse paditë e punëtorëve dhe vendimet gjyqësore, siç tha ai, do t’i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit.

The post Të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave, SASHK thirrje punonjësve të kulturës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .