Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut akoma kanë mundësi të aplikojnë për çmimin e vitit
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeçare do të mund të aplikojnë në Konkursin për Çmimin e Vitit, ku shpërblimi për vendin e parë do të jetë 130 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. “Shpërblimi është në formë monetare, e cila për punimin e çmimit të parë është 130.000 denarë, ndërsa për çmimin e […]
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeçare do të mund të aplikojnë në Konkursin për Çmimin e Vitit, ku shpërblimi për vendin e parë do të jetë 130 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Shpërblimi është në formë monetare, e cila për punimin e çmimit të parë është 130.000 denarë, ndërsa për çmimin e dytë është 65.000 denarë”, raportoi Banka.
Punimet mund të dorëzohen në Bankën Popullore ose në adresën elektronike [email protected].
“Konkurs për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë nga fusha e makroekonomisë dhe bankat për vitin 2025. Çmimi ndahet për nxitjen e zhvillimit të opinionit shkencor dhe hartimin e punimeve nga fusha e makroekonomisë dhe bankave dhe sistemeve bankare, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale”, sqaroi Banka Popullore.
Në këtë konkurs nuk do të mund të marrin pjesë punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës. Punimet duhet të dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose angleze.