Ali Ahmeti: Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i quajti luftëtarët e UÇK-së si klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet. Megjithëse, ai shtoi se më shumë se sot, duhet unitet mes shqiptarëve, njofton Klankosova.tv. “Ju më të merituarit e UÇK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni […]
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i quajti luftëtarët e UÇK-së si klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet. Megjithëse, ai shtoi se më shumë se sot, duhet unitet mes shqiptarëve, njofton Klankosova.tv.
“Ju më të merituarit e UÇK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet, por ama misionet ende nuk kanë mbaruar, nëse doni të zgjeronin tokat e Serbisë ngushtoni hapësirat e shqiptarëve, më shumë se sot na duhet uniteti të jemi krahë i njëri-tjetrit”, u shpreh Ahmeti në pritjen e veteranëve të UÇK-së, të organizuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Tutje, Ahmeti shtoi se nuk i vjen mirë që marrëdhëniet janë të ftohta me Amerikën e Evropën, pasi me ndihëm e tyre u çlirua Kosova. Ai këto deklarata i bëri në periudhën kur bashkëpunëtori i tij i afërt, Artan Grubi, së fundmi, është shtuar në Listën e Zezë amerikane, ndërkohë është arratisur nga Maqedonia e Veriut.
“Nuk më vjen mirë që marrëdhëniet janë aq të ftohta me Amerikën dhe Evropën sepse pa ndihmën e tyre ne shumë vështirë do e kishim, ne lirinë e fituam dhe lamë me gjak por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën. Nuk më vjen mirë që gjuha shqipe nuk është gjuha zyrtare në Maqedoni, që për atë gjuhë ata kanë derdhur gjakun. Na duhet akoma vendim e veprim i përbashkët, i kemi ngritur bashkë të gjitha ushtritë e proceset. Ti shpiem bashkë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO, e në Bashkimin Evropian dhe të jetojmë të lirë në paqe dhe në sovranitet”, tha ai.
Ndryshe, i pari i Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në paraqitjen e tij të fundit televizive për vitin 2024, edhe një herë e ndezi debatin për statusin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas të cilit ka pasur edhe sërë reagimesh nga spektri politik në vend.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetor 2024, vendosi të caktojë seancë përgatitore me të cilën synohet që ekspertë të fushave të ndryshme t’i përplasin argumentet me kontestuesit e lLgjit në fjalë, ndërsa gjykata ka kërkuar ‘mendim miqësor’ për këtë edhe nga Komisioni i Venedikut.
Ligji për Zbatimin e Gjuhëve në fuqi hyri në janar të vitit 2019-të. Ai u miratua në 11 janar 2018, në mungesë të VMRO-DPMNE-së në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë.
- LEXO: Për kryeparlamentarin Gashi, gjuha shqipe nuk është zyrtare, edhe pse ai seancat e Kuvendit i udhëheq në dy gjuhë
- LEXO: Maqedoni, ja detajet çfarë përmban ligji për gjuhët (gjuhën shqipe)
- LEXO: Akademikët shqiptarë me letër ndaj Kushtetueses për Ligjin e Gjuhëve: Mos u bëni pjesë e skenarëve politikë, vendimet arbitrare cenojnë marrëdhëniet ndëretnike
- LEXO: BDI përsëri me letër ndaj ndërkombëtarëve, kërkojnë të parandalojnë vendimin e Kushtetueses për Ligjin e Gjuhëve i cili mund të krijojë trazira
- LEXO: Përdorimi i shqipes në Maqedoninë e Veriut nën llupën e Kushtetueses: Çfarë të presim dhe ku gaboi politika për 20 vite?