Te shërbimet hotelerike në Maqedoninë e Veriut gjithashtu u shënua rritje e çmimeve
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve në shërbimet hotelerie, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në gusht të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 5.1 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave. Një rritje e […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve në shërbimet hotelerie, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në gusht të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 5.1 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Një rritje e ngjashme prej 5.5 përqind u regjistruar në periudhën janar-gusht të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Te pijet joalkoolike ka pasur rritje për 3.1 përqind, ndërsa te pijet alkoolike 2 përqind.