Tensionet ditën e djeshme në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare Elda Hoti dhe Petrit Doda

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për dy deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda. Partia Socialiste  dërgoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për 2 deputetët e PD-së, të cilët dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj. Kujtojmë […]

tetor 18, 2024 - 19:01
 0  8
Tensionet ditën e djeshme në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat plenare Elda Hoti dhe Petrit Doda

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për dy deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Partia Socialiste  dërgoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore, për 2 deputetët e PD-së, të cilët dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj.

Kujtojmë që ditën e djeshme gjatë seancës në Kuvend, deputetja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që u dyshua se ishte benzinë, por ajo vetë në një reagim tha se ishte parfum në shenjë proteste.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”. Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Ndërkohë, Petrit Doda u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve.