Arrestimi i ish-deputetit të PS, Berisha: Tregon se vet Rama është i lidhur me bandat
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja dhe marrëdhëniet që ai ka patur me personat e botës së krimit. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nëpërmjet ish-deputetit është i përfshirë edhe vet kryeministri Edi Rama me bandat në Durrës. “Çyrbja implikoi kreun e […]
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja dhe marrëdhëniet që ai ka patur me personat e botës së krimit.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nëpërmjet ish-deputetit është i përfshirë edhe vet kryeministri Edi Rama me bandat në Durrës.
“Çyrbja implikoi kreun e qeverisë së krimit Edi Ramën, sepse është direkt Edi Rama ai që ka ngrënë dardhat e Çyrbes, ai është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme se në Shqipëri vendimmarrës është krimi. Jemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Abdylaj jo vetë por futjen në listë por edhe renditjen të dytin pas Edi Ramën të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit, Ram aduhet të japë dorëheqjen. Çyrbja nuk është peshku i madh, ai kreu krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin”,-tha Berisha./Opinion.al