Tentim vrasja me thikë në Gjakovë, aktakuzë ndaj anëtarit të familjes Kokaj

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër V.Kokajt, për tentim vrasjen e 14 shtatorit, në këtë qytet. Kokaj akuzohet se në ditën kritike, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme një lokali, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta viktimën. “…në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre

Nëntor 11, 2025 - 16:00
 0
Tentim vrasja me thikë në Gjakovë, aktakuzë ndaj anëtarit të familjes Kokaj
Tentim vrasja me thikë në Gjakovë, aktakuzë ndaj anëtarit të familjes Kokaj

Tentim vrasja me thikë në Gjakovë, aktakuzë ndaj anëtarit të familjes Kokaj

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër V.Kokajt, për tentim vrasjen e 14 shtatorit, në këtë qytet.

Kokaj akuzohet se në ditën kritike, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme një lokali, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta viktimën.

“…në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve” – thuhet në dosjen e prokurorisë.

Me këto veprime Kokaj ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.