“Tetova humbi qytetarin e saj të nderit” – Kasami në homazhet për Ismail Kadarenë

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare po përcillet sot për në banesën e fundit. Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut dhe sot do të mbahen homazhet në Teatrin e Operas dhe Baletit. – Advertisement – Për të nderuar shkrimtarin e madh Kadare do mbahet edhe një ceremoni shtetërore që do të bëjë […]

Korrik 3, 2024 - 23:00
 0  7
“Tetova humbi qytetarin e saj të nderit” – Kasami në homazhet për Ismail Kadarenë

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare po përcillet sot për në banesën e fundit. Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut dhe sot do të mbahen homazhet në Teatrin e Operas dhe Baletit.

– Advertisement –
Për të nderuar shkrimtarin e madh Kadare do mbahet edhe një ceremoni shtetërore që do të bëjë bashkë krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitete të kulturës e diplomantë nga të dyja anët e vendit, Shqipëri dhe Kosovë.

Mes personaliteteve të shumta nga Shqipëria dhe Kosova që kryen homazhe mbi trupin e pajetë të gjeniut të letrave shqipe ishte edhe kryetari i komunës Tetovë, Bilall Kasmi.

Në një prononcim për mediat pas homazheve ai tha se Tetova humbi qytetarin e saj të nderit që do ta vlerësojë përjetësisht.

“Sot jam këtu edhe në emër të qytetarëve të Tetovës dhe të RMV të shpreh ngushëllimet e mia për gjithë dashamirësit e librit dhe të veprës së këtij shkrimtari të madh dhe për të shprehur dhimbjen më të thellë për humbjen e një qytetari nderi të Tetovës. Sot Tetova humb një qytetar që do ta vlerësojë përjetësisht. Do të mbetet shkrimtari që padrejtësisht iu mohua çmimi Nobel, por çmimin e letërsisë botërore ia dhanë qytetarët”, tha Kasami.