Theo drejt largimit, Milan ka gjetur zëvendësuesin në Serie A për 40 milionë euro
Theo Hernandez bën gati valixhet, Milan ka gjetur zëvendësuesin në Serie A. Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është në qendër të kritikave pas veprimit të tij në ndeshjen me Lazion. Theo e nisi ndeshjen nga stoli dhe pas inkuadrimit injoroi udhëzimet e trajnerit Fonseca duke shkaktuar reagime të shumta. Edhe pse drejtuesit nuk e ndëshkuan […]
Theo Hernandez bën gati valixhet, Milan ka gjetur zëvendësuesin në Serie A.
Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është në qendër të kritikave pas veprimit të tij në ndeshjen me Lazion.
Theo e nisi ndeshjen nga stoli dhe pas inkuadrimit injoroi udhëzimet e trajnerit Fonseca duke shkaktuar reagime të shumta.
Edhe pse drejtuesit nuk e ndëshkuan Theon për veprimin e bërë, mes tyre ka krisje dhe francezi po mendon tashmë largimin nga Milani.
Interesim për Theon kanë shfaqur Bayern, PSG dhe Real Madrid, ndërsa nga shitja e tij Rosonerët pritet të arkëtojnë 70-80 milionë euro.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan e ka piketuar tashmë zëvendësuesin e francezit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lecces, Patrick Dorgu, kartoni i të cilit vlerësohet 40 milionë euro.