Theo Hernandez në shitje, Milani ia cakton çmimin e largimit
Theo Hernandez duket se do të largohet nga Milani pasi bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur. Mbrojtësi francez është duke kaluar vitin e tij të gjashtë në San Siro dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026. Por duke marrë parasysh vështirësinë për të gjetur marrëveshje për kontratën e re, Milani po […]


Theo Hernandez duket se do të largohet nga Milani pasi bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.
Mbrojtësi francez është duke kaluar vitin e tij të gjashtë në San Siro dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026.
Por duke marrë parasysh vështirësinë për të gjetur marrëveshje për kontratën e re, Milani po mendon shitjen e tij.
Calciomercato ka raportuar se Rossonerët duan shitjen e tij në janar ose në afatin kalimtar të verës.
E për ta lënë të lirë të largohet francezin, Milani po synon të fitojë 50 milionë euro nga shitja e tij.
Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për shërbimet e francezit.
Theo Hernandez ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me fanellën e Milanit, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.