Thirrje për protestë në Strugë kundër EVN-së!

Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë në Strugë kundër EVN-së, si pasojë e faturave enorme të lëshuara nga EVN për harxhim të energjisë elektrike, shkruan Flaka. Thirrja vjen The post Thirrje për protestë në Strugë kundër EVN-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 21, 2025 - 04:00
 0  6
Thirrje për protestë në Strugë kundër EVN-së!

Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë në Strugë kundër EVN-së, si pasojë e faturave enorme të lëshuara nga EVN për harxhim të energjisë elektrike, shkruan Flaka.

Thirrja vjen nga banori i Struges Lindim Etemi.

“Pse kemi frikë? Ore, kur do vij dita që të protestojmë para EVN-së në të gjithë Maqedoninë e Veriut? Ore, kur do guxojmë të ngrejmë zërin? Ore, a i përballoni dot përbaltjet prej shumë vitesh, i përballoni dot ato fatura, 7, 20, 30, 40 mijë në muaj? Nëse i përballoni, atëherë hallall ua bëftë Zoti.Pse kemi kaq frikë dhe nga kush? Unë protestoj dhe këtë do ta bëj i pari para EVN-së në Strugë! Hajde të bëhemi bashkë”, apelon Etemi.

“Mua më ke pas çdoherë në protesta por unë do kërkoj rritje 300%”, vjen përkrahje nga banori tjetër i Strugës, Riat Ramadani.

“Thuaje oren beju sebep ti , kur ? pyet banori tjetër strugan, Egzon Xhaferi.

Së fundmi, janë shtuar zërat për protesta kundër EVN-së.

Lexo rreth lajmit: Faturat e larta të energjisë elektrike, Bislimovski: Faj qëndron te EVN

Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë!

Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së

Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit 

Në Zvicër për 6 muaj paguan 234 franga rrymën elektrike, në Maqedoni për një muaj 1.000 euro

Faturat e larta të energjisë elektrike, a duhet të protestojnë qytetarët?

Qytetarët: Të ardhurat e ulëta, çmimi i rrymës i lartë

The post Thirrje për protestë në Strugë kundër EVN-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .