Toshkovski mohon versionin e Arsovskës: “Ka pasur kontakt fizik, por jo para policisë”
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, se është sulmuar fizikisht para syve të policisë gjatë një inspektimi në komunën The post Toshkovski mohon versionin e Arsovskës: “Ka pasur kontakt fizik, por jo para policisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka hedhur poshtë pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, se është sulmuar fizikisht para syve të policisë gjatë një inspektimi në komunën e Çairit. Në një intervistë për televizionin Telma, Toshkovski konfirmoi se ka pasur kontakt fizik, por theksoi se pretendimi se incidenti ndodhi në prani të forcave policore është “gënjeshtër dhe një përpjekje e përsëritur për të manipuluar publikun”.
Sipas ministrit, Ministria e Brendshme ka reaguar në dy raste lidhur me denoncimet e bëra nga Arsovska, dhe ndaj disa oficerëve të policisë janë hapur procedura disiplinore. Megjithatë, ai theksoi se kryetarja e Shkupit ka refuzuar të paraqitet në polici për të dhënë deklaratë zyrtare, pavarësisht thirrjes zyrtare nga autoritetet, duke zgjedhur që incidentin ta komentojë në rrjetet sociale.
“Ne e kemi ftuar zyrtarisht për të dhënë sqarim, por ajo nuk është paraqitur. Në vend të kësaj, ka zgjedhur të postojë në rrjetet sociale”, deklaroi Toshkovski për Telma.
The post Toshkovski mohon versionin e Arsovskës: “Ka pasur kontakt fizik, por jo para policisë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
