Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike janë dërguar jashtë vendit, numri i përgjithshëm i të hospitalizuarëve është 117

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka bërë të ditur se numri total i pacientëve që po trajtohen nga zjarri në Koçan është 117, ndërsa 13 pacientë që janë në gjendje më kritike janë dërguar për trajtim jashtë vendit, transmeton Portalb.mk. “Falënderoj publikisht shumicën e ministrave të shëndetësisë nga rajoni dhe më gjerë që më kanë […]

Mars 16, 2025 - 17:00
 0  2
Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike janë dërguar jashtë vendit, numri i përgjithshëm i të hospitalizuarëve është 117
Qytetarë të mbledhur para Spitalit në Koçan pas tragjedisë së zjarrit në diskotekë. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka bërë të ditur se numri total i pacientëve që po trajtohen nga zjarri në Koçan është 117, ndërsa 13 pacientë që janë në gjendje më kritike janë dërguar për trajtim jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

“Falënderoj publikisht shumicën e ministrave të shëndetësisë nga rajoni dhe më gjerë që më kanë kontaktuar personalisht – Shqipëri, Turqi, Kosovë, Serbi, Bullgari, të cilët kanë ofruar ndihmë të parezervë. 20 pacientë ishin kritikë, por ne u përpoqëm që disa nga ata pacientë, përkatësisht 13 pacientë, të dërgoheshin për trajtim jashtë vendit në qendra speciale. Shpresoj se atje do të marrin trajtimin e duhur, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë trajtimin në këtë vend. Nuk presim asnjë ndërlikim. Kemi mjaftueshëm ilaçe dhe pajisje. Publiku do të njoftohet për çdo informacion të ri”, tha Taravari.

Ai shtoi se ka viktima që nuk janë identifikuar dhe se kjo është punë e policisë.

Ai shtoi se në klinikat kirurgjikale aktualisht janë 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në Spitalin “8 Shtatori” 24, në Shtip 31 dhe në Koçan 13 pacientë.

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.

LEXO MË SHUMË NË:

Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj