Tragj’edia në Jabllanicë të Gjakovës, reagon presidentja Osmani: Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. “Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk

shkurt 2, 2025 - 14:00
 0  4
Tragj’edia në Jabllanicë të Gjakovës, reagon presidentja Osmani: Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe
tragj’edia-ne-jabllanice-te-gjakoves,-reagon-presidentja-osmani:-shpirtrat-e-tyre-te-njome-u-prehshin-ne-paqe

tragj’edia-ne-jabllanice-te-gjakoves,-reagon-presidentja-osmani:-shpirtrat-e-tyre-te-njome-u-prehshin-ne-paqe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.”

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”