Tragjedia në Koçan: Çibishev, RMV duhet t’i kushtojë më shumë kujdes shëndetësisë
Pacientët e lënduar në tragjedinë e Koçanit mund të kenë probleme serioze si dëmtim i kujtesës dhe pamundësia për tu përqendruar. Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë thotë se nga gazrat helmuese që kanë thithur të lënduarit u janë dëmtuar organet vitale. Pacientët që tashmë janë lëshuar për kurim shtëpiak, Çibishev thotë se ankohen […]


Pacientët e lënduar në tragjedinë e Koçanit mund të kenë probleme serioze si dëmtim i kujtesës dhe pamundësia për tu përqendruar. Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë thotë se nga gazrat helmuese që kanë thithur të lënduarit u janë dëmtuar organet vitale. Pacientët që tashmë janë lëshuar për kurim shtëpiak, Çibishev thotë se ankohen për marramendje dhe dhimbje koke dhe se atyre u nevojitet kohë më e gjatë e rikuperimit dhe rekomandon për kontrolle më të shpeshta, transmeton Radio Evropa e Lirë.
“Gazrat helmuese jo vetëm që kanë një efekt të dëmshëm në organe dhe qeliza, por ul edhe nivelin e oksigjenit në organe, pra mungesa e oksigjenit mund të ketë një efekt shumë të pafavorshëm në organet vitale, në sistemin nervor qendror, zemrën dhe mushkëritë. Truri ose sistemi nervor, nervat për shkak të mungesës së oksigjenit mund të humbasin ndjeshmërinë, dhe aftësinë e plotë për të funksionuar në të ardhmen”, tha Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Në intervistë për Radio Evropa e Lirë, Çibishev thotë se sistemi shëndetësor është lënë pas dore, kjo pasi në tragjedi si kjo e Koçanit, vendit i duhet ndihmë nga shtetet e huaja.
“Kujdesi shëndetësor është lënë pas dore për një kohë të gjatë, disi është vënë në plan të dytë. Në sistemin shëndetësor të Maqedonisë ndodhën shumë ngjarje të padëshiruara, të cilat e rëndonin edhe më shumë situatën e cila ishte veç me e vështirë. Problemi kryesor i shëndetësisë është mungesa e mjeteve, aparaturave moderne dhe infrastrukturës moderne”, shtoi Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 60 persona. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.