Tregti me fëmijët në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria ka ngritur kallëzim penal ndaj 5 personave
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 5 personave nën ekzistimin e dyshimeve për kryerjen e veprës penale “tregti me fëmijë”, raportoi Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 44 vjeçarit A.M., 35 vjeçarit A.M., 61 vjeçarit F.A. dhe 55 vjeçarit Gj.K. nga Shkupi dhe ndaj 41 vjeçares M.M. nga Kumanova, për shkak ekzistimit të […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 5 personave nën ekzistimin e dyshimeve për kryerjen e veprës penale “tregti me fëmijë”, raportoi Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj 44 vjeçarit A.M., 35 vjeçarit A.M., 61 vjeçarit F.A. dhe 55 vjeçarit Gj.K. nga Shkupi dhe ndaj 41 vjeçares M.M. nga Kumanova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale tregti me fëmijë.”, raportoi Policia.
Katër shkupjanët e kishin shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të 41 vjeçares nga Kumanova, duke i ofruar deri 270 euro dhe shërbime mjekësore falas për adoptimin e paligjshëm të foshnjës së porsalindur. Ajo më 18 shkurt, pasi kishte lindur foshnjën, kishte nënshkruar një marrëveshje ne noter ku i kishte dhënë kujdestarin të akuzuarit M.M., ndërsa kjo si shpërblim do të marrë 4 mijë euro.
“Gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit për A.M. dhe M.M., ndërsa A.M., F.A. dhe Gj.K. i ka caktuar masën e burgut shtëpiak”, sqaroi Policia.