Trump zgjat armëpushimin me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trumpi, ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iran për t’i dhënë Teheranit më shumë kohë për negociata, duke ruajtur njëkohësisht bllokadën ndaj porteve iraniane. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka shkruar se ka vendosur “të zgjasë armëpushimin” derisa “Irani të paraqesë një propozim për përfundimin e konfliktit”. […]

Prill 22, 2026 - 02:00
Trump zgjat armëpushimin me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trumpi, ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iran për t’i dhënë Teheranit më shumë kohë për negociata, duke ruajtur njëkohësisht bllokadën ndaj porteve iraniane.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka shkruar se ka vendosur “të zgjasë armëpushimin” derisa “Irani të paraqesë një propozim për përfundimin e konfliktit”. Gjithashtu, ai ka theksuar se ka “urdhëruar forcat tona të armatosura të vazhdojnë bllokadën”.

Trumpi ka deklaruar se ky vendim vjen pas një kërkese nga Pakistan, për të shtyrë sulmet deri në momentin kur drejtuesit iranianë dhe përfaqësuesit e tyre të paraqesin atë që ai e quajti një propozim unik për përfundimin e konfliktit.

“Prandaj, kam urdhëruar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme. Do ta zgjas armëpushimin derisa të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose tjetër”, ka deklaruar ai.(INA)