Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar ditën e sotme një dekret ekzekutiv që zgjat afatin e funksionimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara edhe për 90 ditë të tjera. Kjo do i jap administratës së tij më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje, që do të sillte platformën popullore të rrjeteve sociale nën […]

qershor 19, 2025 - 19:30
 0  9
Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar ditën e sotme një dekret ekzekutiv që zgjat afatin e funksionimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara edhe për 90 ditë të tjera.

Kjo do i jap administratës së tij më shumë kohë për të negociuar një marrëveshje, që do të sillte platformën popullore të rrjeteve sociale nën pronësi amerikane.

Ky është tashmë shtyrja e tretë e afatit. E para ndodhi më 20 janar, në ditën e parë të mandatit të tij të fundit, pasi TikTok ishte përkohësisht pezulluar për shkak të një ndalese të miratuar nga Kongresi dhe e mbështetur nga Gjykata e Lartë e SHBA-së.

Shtyrja e dytë ndodhi në prill, kur Shtëpia e Bardhë besonte se ishte afër një marrëveshjeje për të transformuar TikTok në një kompani të re nën pronësi amerikane, por ajo marrëveshje dështoi, pas kundërshtimit të Kinës që erdhi si përgjigje ndaj vendosjes së tarifave të reja nga Trump.

Sipas agjencisë AP, mbetet e paqartë sa herë mund apo do të shtyhet sërish ky afat nga ana e Trump, ndërkohë që negociatat me kompaninë kineze ByteDance, pronare e TikTok-ut, vijojnë.

Megjithëse nuk ka një bazë ligjore të qartë për këto shtyrje të njëpasnjëshme, deri tani nuk ka pasur asnjë sfidë gjyqësore ndaj tyre.

Vendimi për të mbajtur platformën aktive nëpërmjet dekreteve ekzekutive ka ngjallur disa kritika, por ndryshe nga shumë masa të tjera të ndërmarra nga Trump, kjo nuk është kontestuar në gjykata.