Turqit e RMV-së të pakënaqur me qeverinë e re

Faktorë të ndryshëm të komunitet turk në vendin tonë janë duke shprehur pakënaqësinë e tyre për atë se si pushteti akutal VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN po i trajtojnë ata. Kryeredaktori i “Time Balkan”, Sejid Emin, për këto zhvillime ka thënë që mënyra se si qeveria e re vepron me turqit nuk i ngjan një marrëdhënie […] The post Turqit e RMV-së të pakënaqur me qeverinë e re appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 18, 2024 - 21:30
 0  9
Turqit e RMV-së të pakënaqur me qeverinë e re

Faktorë të ndryshëm të komunitet turk në vendin tonë janë duke shprehur pakënaqësinë e tyre për atë se si pushteti akutal VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN po i trajtojnë ata.

Kryeredaktori i “Time Balkan”, Sejid Emin, për këto zhvillime ka thënë që mënyra se si qeveria e re vepron me turqit nuk i ngjan një marrëdhënie “vëllazërore”.

SEJID EMIN, KRYEREDAKTOR I “TIME BALKAN”

“Pyjet digjen, avionët e ndihmës së parë mbërrijnë nga Turqia. Doli Covid, vaksinat e para vijnë nga Turqia. Ka përmbytje, ndihma e parë vjen nga Turqia. Shpallen ministra dhe zv/ministra, ka përfaqësues romë dhe serbë, edhe pse kanë më pak popullsi dhe vota, por nuk ka përfaqësues TURQ! Fatkeqësisht, nuk mund të jetë kështu një vend ‘miqësor’ dhe ‘vëllazëror’”.

Ndërkohë, deputeti i Frontit Europian, i cili vjen nga komuniteti turk, Sali Murat, ka theksuar se VLEN duhet të heq dorë nga qëndrimet antidemokratike për sa i përket legjitimitetit.

SALI MURAT, DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Pa turp, ata kanë gënjyer publikun për muaj me radhë, së bashku me partnerët e tyre të VLEN-it. Pavarësisht se kanë humbur zgjedhjet me dallim të madh, pretendimi i tyre se legjitimiteti u takon atyre na heq neve turqve, romëve dhe boshnjakëve të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë pjesë e aleancave. Ata duhet të heqin dorë nga ky qëndrim antidemokratik dhe i pabazuar. Nga ana tjetër, në çfarë pozite i vendosin votat turke që ka marrë aleanca VLEN (vetëm 716 vota me Bilal Shener në zonën e tretë zgjedhore dhe mijëra vota turke në zonat e tjera) lidhur me të drejtën e tyre për të përfaqësuar shqiptarët? Në fakt, jeni ju ata që i konsideroni të pavlefshme votat turke dhe turqit që ka marrë aleanca juaj. Pavarësisht humbjes së madhe si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare, dua t’ju kujtoj thënien ‘pehllivani i mundur nuk ngopet me luftë’ ndërsa vazhdoni të gënjeni. Ju duhet të hiqni dorë nga urrejtja dhe armiqësia që ushqeni ndaj komuniteteve të tjera”.

Po ashtu përmes një deklaratë kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike Turke (TDP), ku thuhet se në pakon e zyrtarëve qeverisës, nuk ka asnjë zëvendësministër me origjinë turke, edhe pse shumë njerëz mund të jenë fajtor për këtë situatë, duke mos i anashkaluar as parnerët qeveritarë, TMBH (Lëvizja për Bashkim Kombëtar të Turqve) dhe kryetarin e saj.

PARTIA DEMOKRATIKE TURKE

“Fakti që në paketën e zyrtarëve të qeverisë, nuk ka asnjë zëvendësministër me origjinë turke, është një fiasko e plotë për qeverinë aktuale dhe vendin tonë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për mos përfaqësimin e turqve, si grupin e tretë etnik më të madh në vend, në postet e ministrave dhe zëvendësministrave në qeverinë aktuale. Gjatë 20 viteve të fundit, turqit çdoherë kanë qenë pjesë e qeverive me poste ministrore, ndërsa kjo situatë nuk ka ndodhur me qeverinë e re. Kjo është një fatkeqësi, ku turqit e vendit, nuk kanë asnjë përfaqësim as në post të ministrive dhe as në përfaqësim të zëvendësministrave”.

Ndryshe, në përbërjen e re qeveritare VMRO – DPMNE – ZNAM – VLEN, nuk ka asnjë përfaqësues të komunitetit turk në pozita udhëheqëse qeveritare, ashtu siç ka qenë praktikë në pushtetet e kaluara.

The post Turqit e RMV-së të pakënaqur me qeverinë e re appeared first on InfoShqip.com.