Tv21: Azir Aliu do të bëhet ministër?

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu mund të rikthehet si ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21. Pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe The post Tv21: Azir Aliu do të bëhet ministër? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 03:00
 0  4
Tv21: Azir Aliu do të bëhet ministër?

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu mund të rikthehet si ministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21. Pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe nga Qeveria, Aliu, i cili bashkë me Arben Fetain dhe disa eksponentë të tjerë në ASH-Taravari ishin për vizitë te kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, njoftoi se do të vazhdojë rrugëtimin politik në kuadër të VLEN-it. Burime të TV21 bëjnë të ditur se Aliu është kandidat i mundshëm për ministër në qeverinë VMRO-VLEN.

Burime të TV21 në VLEN thonë se emri i Azir Aliut po shqyrtohet si propozim për ministër, por që nuk precizojnë nëse ai do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, apo do të ketë shkëmbim të resorëve brenda VLEN-it.

The post Tv21: Azir Aliu do të bëhet ministër? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .