U arrestua 30 vjeçari nga Piroku, organizoi lojëra të fatit
Me datë 03.10.2024 në ora 13.45 në Pirok të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.H.(30) nga Piroku nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent” e dënueshme sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe […]
Me datë 03.10.2024 në ora 13.45 në Pirok të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.H.(30) nga Piroku nën dyshimin se ka kryer veprën penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent” e dënueshme sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë kontrollit të celularit të tij, është konstatuar se ai përdorte një faqe interneti për lojërat e fatit online për të cilat kishte të drejta administrative për të krijuar përdorues të tjerë. Gjithashtu është gjetur edhe një listë e lojtarëve që kanë qenë aktivë, si dhe gjendja e kreditit të vendosur, me shumën e bilancit dhe kreditet e disponueshme, si dhe mesazhe në mjetet e komunikimit me kërkesat për të rimbushur kreditet në platformë.”, informoi Policia e Tetovës.
Atij i është konfiskuar celulari dhe është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm.
“Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me DAP dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer kontroll edhe në lokalin e basteve sportive në fshatin Pirok, ku ai punonte, në pronësi të E.Sh. dhe I.Sh, të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi në funksionimin e pikave të basteve, për të cilat do të merren masat përkatëse nga institucionet kompetente”, informoi Policia e Tetovës.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatës.
Pas vendimit të qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit në internet, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, thotë se hapi i radhës do të jetë zbulimi dhe mbyllja e të gjitha faqeve që prezantojnë lojërat e fatit në internet dhe në këtë aksion, përveç atyre të vendit do të përfshihen edhe lojtarët e huaj në treg.
Qeveria e RMV-së më 24 shtator 2024 vendosi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për kazinot online, me këtë edhe ndalimin e bixhozit online në shtet për disa kompani: NOVO VLT SHPK- Shkup, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup, VEZUV SHPK Shkup dhe 2Win.mk. Pritet të merret vendimi edhe për shuarjen e “MegaWin”, kompanisë së vetme aktive për bixhoz online në Maqedoninë e Veriut. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili tha se “Megawin” është 100% kompani shtetërore, dhe se për mbylljen e së njëjtës ka procedurë të posaçme.