U arrestua një gjykatës në Shkup për marrje ryshfeti
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një gjykatës nga Gjykata Supreme nën dyshimet se ka marrë ryshfet për kryerjen e punës në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk. I dyshuari në bazë të dyshimeve për “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë nga prokuroria përkatëse priten masa për […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një gjykatës nga Gjykata Supreme nën dyshimet se ka marrë ryshfet për kryerjen e punës në mënyrë të paligjshme, transmeton Portalb.mk.
I dyshuari në bazë të dyshimeve për “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë nga prokuroria përkatëse priten masa për vazhdimin e procedurave.
Këshilli i Gjykatës, me shumicë të votave, mund të vendos për imunitetin e gjykatësit që është arrestuar.