“U desh goditja e Putinit që BE të…”- Integrimi i Shqipërisë, Rama: Të ecet me hapa të guximshëm, mos të presim agresion tjetër 

Nga Brukseli kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm me vepra dhe jo me fjalë sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor.  Sipas Ramës, kjo ndodhi vetëm pasi Putini goditi Ukrainën, ndërsa theksoi se që duhet pritur ndonjë agresion tjetër për t’i dhënë përparësi Ballkanit Perëndimor.  “Duke thënë të gjitha këto dua përmbyll […]

shkurt 15, 2024 - 14:00
 0  3
“U desh goditja e Putinit që BE të…”- Integrimi i Shqipërisë, Rama: Të ecet me hapa të guximshëm, mos të presim agresion tjetër 

Nga Brukseli kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm me vepra dhe jo me fjalë sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. 

Sipas Ramës, kjo ndodhi vetëm pasi Putini goditi Ukrainën, ndërsa theksoi se që duhet pritur ndonjë agresion tjetër për t’i dhënë përparësi Ballkanit Perëndimor. 

“Duke thënë të gjitha këto dua përmbyll se së fundmi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm me fjalë, për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor. Është e trishtë që të duhej Putini që të ndodhte kjo. Besoj se BE duhet ta ruajë këtë ritëm duke ecur përpara me hapa të guximshëm dhe mos presim për një goditje tjetër që të na kujtojë, dhe së pari të kujtojë njerëzit në Bruksel sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE. BE është shumë i rëndësishëm për ne, por të gjithë në BE duhet ta kuptojnë dhe të sigurohen që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik”, tha Rama.