U kap duke marrë ryshfet, Policia e Maqedonisë së Veriut e arrestoi zyrtarin shtetëror i cili kërkonte mijëra euro ryshfet

Prokurori ka kërkuar paraburgim për zyrtarin shtetëror të dyshuar për marrje ryshfeti në kryerjen e punës zyrtar, transmeton Portalb.mk. “Prokurori publik duke vepruar nën kallëzimin penal të Ministrisë për Punë të Brendshme ka miratuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike. Zyrtari policor që nga fillimi i vitit kishte […]

Mars 21, 2025 - 03:00
 0  6
U kap duke marrë ryshfet, Policia e Maqedonisë së Veriut e arrestoi zyrtarin shtetëror i cili kërkonte mijëra euro ryshfet
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Prokurori ka kërkuar paraburgim për zyrtarin shtetëror të dyshuar për marrje ryshfeti në kryerjen e punës zyrtar, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik duke vepruar nën kallëzimin penal të Ministrisë për Punë të Brendshme ka miratuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike.

Zyrtari policor që nga fillimi i vitit kishte kërkuar 16 mijë euro ryshfet për kryerjen e një shërbimi për të cilin ishte i obliguar. Pas disa takimeve, ai e kishte ulur kërkesën në 13 mijë euro për miratimin e një projekti.

“Mbrëmë në një takim të koordinuar, viktima i kishte dhënë 2 mijë euro të dyshuarit, i cili  u kap në flagrancën nga punonjësit policor”, njoftoi Prokuroria.

I dyshuari ryshfetin ishte planifikuar ta marrë në disa faza, ndërsa shuma ishte planifikuar të ndahet edhe me disa zyrtarë tjerë.