U kërcënua kryetari Bilall Kasami, i dyshuari u thirr në Polici

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka thirrur në intervistë informative të dyshuarin 43 vjeçar për shkak dyshimeve se ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, transmeton Portalb.mk. “Në SPB Tetovë u ftua 43 vjeçari J.V. nga fshati Trebosh për të cilin ka dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale rrezikim të […]

tetor 18, 2024 - 22:00
 0  6
U kërcënua kryetari Bilall Kasami, i dyshuari u thirr në Polici
Bilall Kasami. Foto: Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka thirrur në intervistë informative të dyshuarin 43 vjeçar për shkak dyshimeve se ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB Tetovë u ftua 43 vjeçari J.V. nga fshati Trebosh për të cilin ka dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale rrezikim të sigurisë”, njoftoi Policia, duke sqaruar që pas zbardhjen së rastit, ndaj tij do të merren masa përkatëse.

Paraprakisht, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kishte raportuar në Polici se në orët e mbrëmjes ka marrë një mesazh me përmbajtje kërcënuese në telefonin e tij.