Ministrja premton se të gjitha konviktet shtetërore do të bëhen bashkëkohore në RMV
Në konviktet shtetërore kushtet janë sfidë e vjetër, që ndoshta për shkak të përmasave të objekteve dhe kompleksitetit të angazhimit që duhet të ishte realizuar prej kohësh, askush nuk ka marrë përsipër ta zgjidhë. Tani ne po e zgjidhim këtë sfidë, aktivitetet për rikonstruksionin e objekteve në faza po intensifikohen dhe për katër vite do […]
Në konviktet shtetërore kushtet janë sfidë e vjetër, që ndoshta për shkak të përmasave të objekteve dhe kompleksitetit të angazhimit që duhet të ishte realizuar prej kohësh, askush nuk ka marrë përsipër ta zgjidhë. Tani ne po e zgjidhim këtë sfidë, aktivitetet për rikonstruksionin e objekteve në faza po intensifikohen dhe për katër vite do të bëhen të gjitha moderne dhe me efikasitet energjetik. Kështu premtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.
Janevska, së bashku me udhëheqësin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Evropën Juglindore Klaus Miler, përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Stefan Hudolin dhe zëvendës ambasadorin gjerman Jan-Aksel Vos informuan për progresin e aktiviteteve në kuadër të projektit për modernizimin e konvikteve shtetërore studentore në Maqedoni.
“Aktivitete ndërtimore janë duke u realizuar në “Kuzman Josifovski – Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup ku do të investohet 17 milionë euro. Gjatë 18 muajve, ato do të bëhen moderne, me efikasitet energjetik dhe do të ofrojnë kushte dhe standarde për edukim dhe qëndrim që studentët i meritojnë dhe duhet t’i kenë.Tërësisht po e ndryshojmë interierinë, instalimet, zdrukthtarinë, fasadën, gjithashtu po vendosim edhe fotovoltaikë dhe sisteme eko për ngrohje”, tha Janevska, duke informuar se paralelisht po vijojnë përgatitjet për fillimin e rikonstruksionit edhe të shtatë konvikteve të tjera studentore.
Kjo është një nga masat me të cilat, siç tha Janevska, jam e bindur se do të ndryshojmë mendimin e disa të rinjve për të shkuar të studiojnë jashtë shtetit të tyre.
“Në një kohë kur ka mungesë të fuqisë punëtore, çdo i ri është i rëndësishëm për ne. Meqë është kështu, le t’u japim atyre mundësi për ta realizuar plotësisht veten këtu, në vendin e tyre”, shtoi Janevska.
Ministrja shprehu mirënjohje sepse Maqedonia mbështetet fuqishëm në përpjekjet për të siguruar standard më të mirë për studentët, njëkohësisht edhe në përpjekjet për të ndërtuar gjenerata të cilët do të jenë të kënaqura me kujdesin e vendit ndërsa siç u shpreh ministrja, do të zhvillojnë ndjenjën e fortë të atdhe dashurisë dhe do t’ia kthejnë me mund e përkushtim përparimin ndaj vendit.
Për projektin në lidhje me rikonstruimin e konvikteve shtetërore studentore deri më tani janë siguruar mjete në vlerë prej 25 milionë euro, prej të cilëve 20 milionë përmesë linjës kreditore të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe pothuajse 5 milionë euro grant të pakthyeshëm nga Programi për Efiçiencë Rajonale të Energjisë për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian.
Kujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi kontroll për mënyrën se si kanë punuar konviktet e studentëve deri më tani. Kontrolli do të bëhet në bazë të ankesave që kanë pranuar dhe më pas ato do të jenë në bazë të rregullt. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në intervistë për Meta.mk, tha se ankesat e deritanishme për punën e konvikteve studentore ia kanë përcjellë Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA).