U mbyll sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, Aliji: Ishte sezon i suksesshëm 

Qendra e skijimit Kodra e Diellit e ka mbyllur sezonin e skijimit i cili zgjati fiks tre muaj. Drejtori Abdulgani Aliji në një deklaratë për Portalb.mk e cilësoi këtë sezon si mjaft dinamik dhe të suksesshëm, me numër të madh vizitorësh nga vendi dhe rajoni.  Aliji tha se deri më tani, kanë regjistruar rritje të […]

Mars 13, 2025 - 21:00
 0  6
U mbyll sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, Aliji: Ishte sezon i suksesshëm 
Kodra e Diellit. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb/.mk

Qendra e skijimit Kodra e Diellit e ka mbyllur sezonin e skijimit i cili zgjati fiks tre muaj. Drejtori Abdulgani Aliji në një deklaratë për Portalb.mk e cilësoi këtë sezon si mjaft dinamik dhe të suksesshëm, me numër të madh vizitorësh nga vendi dhe rajoni. 

Aliji tha se deri më tani, kanë regjistruar rritje të konsiderueshme të shitjeve të biletave për skijim, krahasuar me sezonet e kaluara.

“Sa i përket mbylljes së sezonit, për shkak kushteve klimatike jo të favorshme dhe borës jo të mjaftueshme nëpër pistat tona u detyruam që sot 13 mars ta mbyllim sezonin, deri në rreshjet e ardhëshme të borës”, tha Aliji. 

Sezoni turistik në Kodrën e Diellit filloi më 13 dhjetor 2024

Për shkak të borës së pamjaftueshme, viteve të fundit sezonet e skijimit kanë qenë të pasuksesshme dhe me shumë humbje. 

Ndryshe, Kodra e Diellit edhe pse është ndër destinacionet më të mira dimërore në Ballkan dhe jo vetëm, për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të.

Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera.