Ibrahimi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet pas futjes së Artan Grubit në “Listën e Zezë” amerikane
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, gjatë pjesëmarrjes në një emision debativ në studiot e gazetës LAJM, ka thënë përfshirja e Artan Grubit në “Listën e Zezë” amerikane, është mesazh i qartë edhe Ali Ahmetit. Ibrahimi thotë se pas këtij rasti edhe Ahmeti duhet të tërhiqet nga politika. “Futja e Artanit në “Listën e […]
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi, gjatë pjesëmarrjes në një emision debativ në studiot e gazetës LAJM, ka thënë përfshirja e Artan Grubit në “Listën e Zezë” amerikane, është mesazh i qartë edhe Ali Ahmetit.
Ibrahimi thotë se pas këtij rasti edhe Ahmeti duhet të tërhiqet nga politika.
“Futja e Artanit në “Listën e Zezë” është futje e Ali Ahmetit. De jure është Artan Grubi, de facto Ali Ahmeti. Ahmeti duhet të jep dorëheqje pas futjes së Grubit në “Listën e Zezë”. Është mesazh i madh sepse Grubi ka qenë figura kyçe në BDI e cila ka udhëhur me ekzekutivin katër vite. Ka qenë dora, truri dhe shpirti i Ali Ahmetit. Këtë punë më mirë se ne e din edhe Ambasada edhe Departamenti Amerikan i Shtetit”, tha Ibrahimi për gazetën LAJM.