U publikuan detaje nga rasti “Lotaria Shtetërore”, Prokuroria kërkoi paraburgim për Grubin dhe Bajramin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie për të dyshuarit në rastin me ndërmarrjen shtetërore “Lotaria Shtetërore”, si dhe ka publikuar detaje nga procedurat hetimore, transmeton Portalb.mk. “Prokurori përkatës publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të […]

dhjetor 17, 2024 - 02:00
 0  4
U publikuan detaje nga rasti “Lotaria Shtetërore”, Prokuroria kërkoi paraburgim për Grubin dhe Bajramin
Artan Grubi, Përparim Bajrami, foto kolazh Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie për të dyshuarit në rastin me ndërmarrjen shtetërore “Lotaria Shtetërore”, si dhe ka publikuar detaje nga procedurat hetimore, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori përkatës publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që smasa e paraburgimit të fillojë menjëherë pas gjetjes dhe arrestimit të tyre”, sqaroi Prokuroria.

Sipas prokurorisë, dy të dyshuar (Përparim Bajrami dhe Artan Grubi) kanë kryer veprën penale – përvetësim, e dënueshme në bazë të nenit 354 nga Kodi Penal, ndërsa katër persona tjerë, keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtare e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal.

Në hetime janë siguruar prova për dyshime të bazuara se dy të akuzuarit e parë, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare “Lotaria Shtetërore”, gjatë vitit 2023 e kanë dëmtuar buxhetin e Shoqatës me 501 milionë denarë, duke përvetësuar kundërligjshëm pasuri.

I akuzuari i parë, në rolin e kryetarit të Këshillit Drejtues – drejtor gjeneral në “Lotarinë Shtetërore’, më 9 maj të vitit 2023 kae kërkuar nga Qeveria e RMV-së blerjen e terminaleve VLT për realizimin e lojërave elektronike të fatit. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se i akuzuari ishte i vetëdijshëm se blerja e tyre ishte e panevojshme dhe e kundërligjshme, pasi “Lotaria Shtetërore”, në bazë të Ligjit për lojërat e fatit nuk kishte të drejtë të organizojë lojërat elektronike të fatit.

I akuzuari i dytë, në rolin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së, në seancën qeveritare të udhëhequr nga ai, e ka miratuar vendimin edhe pse e ka ditur që nuk është ligjor, duke i dhënë dritë të gjelbër “Lotarisë Shtetërore” të blejë pajisjet për lojërat elektronike të fatit. Pas kësaj, i akuzuari i parë ka vendosur të blejë pajisjet në vlerë mbi 501 milionë denarëve, përkundër se blerja e tyre ishte e kundërligjshme dhe e panevojshme, si dhe asnjëherë nuk janë përdorur.

Prokuroria sqaroi se ndaj katër të dyshuarve tjerë, të përfshirë në komisionet për thirrjet publike, është propozuar masa e kujdesit.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm (16 dhjetor) policia ka bastisur disa shtëpi për shkak të dyshimeve për krim të organizuar në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Policia ka bastisur shtëpitë e ish zv/kryeministrit Artan Grubi dhe shtëpinë e ish drejtorit të Lotarisë, Përparim BajramiArtan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, siç ka njoftuar qysh mbrëmë vet ai, ndodhet për vizitë familjare në Kosovë. Në shtëpi nuk është gjetur as i dyshuari Përparim Bajrami.

Artan Grubi, së fundmi, është tërhequr nga jeta publike, pas shpalljes së emrit të tij në Listën e Zezë amerikane. Me këtë rast, në njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit Amerikan thuhet se Artan Grubi bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti janë të përfshirë në korrupsion në procesin gjyqësor të Sasho Mijallkovit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, i cili gjithashtu është në Listën e Zezë.