Vetëm për një vit në Maqedoninë e Veriut u rritën për 18 përqind çmimet e produkteve bujqësore
Në Maqedoninë e Veriut në nëntor të këtij viti është regjistruar rritje e produkteve bujqësore për 18 përqind, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit nëntor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 0.1 %, ndërsa tek […]
Në Maqedoninë e Veriut në nëntor të këtij viti është regjistruar rritje e produkteve bujqësore për 18 përqind, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit nëntor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 0.1 %, ndërsa tek autputi është rritur për 18.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe është regjistruar te prodhimet bimore (20.2 përqind), krahasuar me ato shtazore (10.8 %). Te produktet bimore, rritje më të madhe të çmimeve kemi te perimet (52.1 %), ndërsa ulje kemi vetëm te drithërat dhe orizi (8.4 %) dhe patatet (3.8 %).
Në këtë periudhë, mjetet e shpenzuara në bujqësi kanë shënuar ulje për 0.2 përqind, ndërsa mjetet e dedikuara për investime në bujqësi rritje për 4.8 përqind.