U sekuestruan 51 kilogramë marijuanë në RMV, filloi hetimi
Dje pranë fshatit Sllaudevë të Demir Hisarit, personi E.E.(53) nga fshati Kalishtë i Strugës është privuar nga liria pasi në automjet i janë gjetur 51 kilogramë marijuanë, raporton Portalb.mk. “I dyshuari më 4 tetor në afërsi të Sopotnicës me veturë tip Audi nuk është ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë nga […]
Dje pranë fshatit Sllaudevë të Demir Hisarit, personi E.E.(53) nga fshati Kalishtë i Strugës është privuar nga liria pasi në automjet i janë gjetur 51 kilogramë marijuanë, raporton Portalb.mk.
“I dyshuari më 4 tetor në afërsi të Sopotnicës me veturë tip Audi nuk është ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë nga Demir Hisari të cilët po kryenin kontroll të komunikacionit të veturave dhe shoferëve. Me shpejtësi të madhe është nisur në drejtim të udhëkryqit për në Krushevë, ka ndaluar në rrugë, ka dalë nga automjeti dhe ka filluar të nxjerrë narkotikë nga vetura në rrugë. Policët e kanë gjetur dhe i kanë marrë rreth 51 kilogramë lëndë narkotike marijuanë të paketuar në disa pako”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Prokuroria Themelore Publike Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope. dhe prekursorët nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Për të njëjtën vepër, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar hetime ndaj një shtetasi nga Shkupi, në veturën e të cilit, në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes në vend janë zbuluar rreth 36,5 kilogramë sytha kanabisi të grimcuara të paketuara në katër valixhe të mëdha.
Për dy të dyshuarit prokurorët publikë kompetentë kanë dorëzuar propozime për caktimin e masës së paraburgimit.