LSDM për arsyetimin e Mickoskit: A patën të njëjtat probleme ministrat e tij?!

Kanë vazhduar edhe sot akuzat ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, për udhëtimin në SHBA disa ditë më parë të kryeminsitrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave tjerë të qeverisë së re. Pas sqarimit të Mickoskit se ai ka udhëtuar në klasë biznesi sepse ka pasur probleme me gjunjët, nga opozitarja LSDM pyesin se a kanë të njëjtat […]

Korrik 23, 2024 - 23:30
 0  5
LSDM për arsyetimin e Mickoskit: A patën të njëjtat probleme ministrat e tij?!

Kanë vazhduar edhe sot akuzat ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, për udhëtimin në SHBA disa ditë më parë të kryeminsitrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave tjerë të qeverisë së re. Pas sqarimit të Mickoskit se ai ka udhëtuar në klasë biznesi sepse ka pasur probleme me gjunjët, nga opozitarja LSDM pyesin se a kanë të njëjtat probleme shëndetësore edhe të tre minsitrat tjerë që shoqëruan të parin e qeverisë në SHBA, pasi edhe ata kanë udhëtuar me klasë biznesi. LSDM, arsyetimin e kryeminstrit e quan tallje me qytetarët.

LSDM

“Me të qeshura dhe mosbesim, opinioni dhe qytetarët dëgjuan ‘justifikimet’ e Mickoskit se shkak ishin problemet e gjurit. A kanë të 3 ministrat në qeverinë e Mickoskit që ishin në Uashington me shpenzime shtetërore të njëjtat probleme me gjunjët, kështu që duhet të udhëtojnë në klasë biznesi? Dhe kur Mickoski bëri foto në ngjitje në Vodno, a kishte problem me gjunjët? Mickoski gënjen dhe bën shaka me ata që e paguajnë, qytetarët”.

Mickoski ditë më parë tha se udhëtimi i tij në klasë biznesi ishte në linjat e huaja, përkatësisht Vjenë – Uashington dhe Nju Jork – Vjenë. Në fluturimin nga Shkupi për në Vjenë dhe anasjelltas, siç tha ai, ishte në “klasën e biznesit”. Ndërkaq, i mënjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO-DPMNE, të cilët theksojnë se pikërishtë kanë qenë zyrtarët e LSDM-së që kanë dëmtuar qytetarët.

VMRO-DPMNE

“Kur jemi te udhëtimi me aeroplan, kanë qenë zyrtarët e LSDM-së që kanë dëmtuar qytetarët. Nga 30 ditë avioni është përdorur për 25 ditë nga ministrat e BDI-së dhe LSDM-së , madje edhe deri në Nish, ndërsa Zaev dhe ministrat e LSDM-së shkuan me helikopter shtetëror edhe në qytetet e Maqedonisë pa asnjë nevojë. Për shkak të LSDM-së për servisin e avionit do të paguhen 1 milion euro nga buxheti i qytetarëve. Ka kaluar koha kur paratë e qytetarëve janë shpenzuar në mënyrë të paarsyeshme dhe në vend të qytetarëve, paratë kanë shkuar te partnerët e LSDM-së dhe BDI-së”.

Kujojmë se LSDM-ja opozitare para disa ditëve ka reaguar në lidhje me dyshimet nëse djali i kryeministrit Hristijan Mickoskit, ka udhëtuar në Uashington me paratë e shtetit. VMRO-DPMNE-ja ka reaguar, duke theksuar se djali i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e delegacionit të vendit në Samitin e NATO-s, përkundër asaj se kryeministri ka pasur mundësi të marrë një anëtar të familjes në delegacionin shtetëror.