Rama merr çmimin “Çelësi i qytetit” të Prishtinës: Tani mund të vij pa leje, kam çelësin me vete

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare është nderuar me çmimin “Çelësi i qytetit”. Çelësi i qytetit, kreut të qeverisë shqiptare iu dha nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Pasi mori çmimin, Rama me batuta u shpreh se […]

qershor 10, 2024 - 15:30
 0  6
Rama merr çmimin “Çelësi i qytetit” të Prishtinës: Tani mund të vij pa leje, kam çelësin me vete

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare është nderuar me çmimin “Çelësi i qytetit”.

Çelësi i qytetit, kreut të qeverisë shqiptare iu dha nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Pasi mori çmimin, Rama me batuta u shpreh se se tashmë mund të vijë në Prishtinë edhe pa leje, pasi ka çelësin e qytetit.

Postimi i Edi Ramës:

“Prishtinë – I nderuar të marr çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës, kryeqytetit tjetër të shqiptarëve”, shkruan Rama.

Linku i videos:

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1715940315820253